Edi Rama bëhet i pari kryeministër shqiptar që hyn në derën e 10 Downing Street në një vizitë zyrtare me ftesë të homologut Rishi Sunak, në një kohë kur shqiptarët janë kthyer ne tabelë qitje për interesa politike të ditës nga ministrat anglez.

Kryeministri Rishi Sunak parashtroi çështjet për diskutim nga ku me kryesorja emigrimi ilegal.

“Rama kënaqësi t’ju mirëpresim në Britani, në Downing street. Britani dhe Shqipëria kanë tashmë një partneritet të ngushtë dhe po pres me padurim që ti forcojmë edhe më tej ato marrëdhënie me ju sot. Gjatë vitit të kaluar ne biseduam për të ndëshkuar emigrimin e paligjshëm dhe jam i lumtur për progresin që kemi bërë në atë drejtim. Do ta diskutojmë më shumë edhe më vonë. Dua gjithashtu të diskutoj me ju për bashkëpunimin ekonomik, tregtinë si edhe në fushën e sigurisë, specifikisht mbi sulmet kibernetike të cilat ju keni kaluar. Për të gjitha këto dhe më shumë jam i lumtur që do të diskutojmë së bashku, pro së pari kënaqësi që ju pres këtu”, tha Sunak.

Kryeministri Edi Rama ia tha ballë për ballë Rishi Sunak gatishmërinë e Shqipërisë për bashkëpunuar por edhe qëndrimin se Shqiptarët asesi nuk mund të jenë shembulli së keqes në Britaninë e Madhe.

“Faleminderit kryeministër, jam shumë i nderuar. Sikurse e dini, kjo është vizita e parë e një kryeministri shqiptar në këtë ndërtesë historike. Jam falënderues për këtë. Është një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet tona. Sikurse ju e thatë, ne po bashkojmë forcat për të bërë gjithçka për të goditur rrjetet kriminale dhe të shmangim që njerëzit e pafajshëm të bien pre e këtyre rrjeteve. Në të njëjtën kohë, unë ju falënderoj sepse është një mundësi të theksojmë se ashtu si jo të gjithë britanikët nuk janë James Bond ose Mr. Bean, jo të gjithë shqiptarët janë si disa karaktere të jashtëligjshme sit ë filmit Taken. Djemtë që vijnë me gomone… nuk është vetëm ai shqiptari, por është pjesë e një kornize të gjerë. Dua Lipa nuk është thjesht një këngëtare britanike, por një emigrante shqiptare që ka ardhur këtu për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të kënduar për ju. Ne duam t’ju sigurojmë se komuniteti shqiptar këtu ndihet jo vetëm i sigurt, por dhe i nderuar. Objektivi ynë i përbashkët është të fitojmë këtë betejë. Jemi të interesuar të forcojmë bashkëpunimin midis nesh. Jam vërtet serioz për të pasur marrëveshje jo thjesht në fjalë. Pres që të bëjmë më të mirën së bashku. Faleminderit sërish dhe ju ftoj të vini në Tiranë”, tha Rama.

Me të gjitha gjasat qëndrimet e forta e të drejtpërdrejta të Edi Ramës do ta frenojnë retorikën anti shqiptare. Emigrimi shqiptarëve ilegalisht do të vijojë për aq kohë sa qeveria e kryeministrit Rishi Sunak nuk do ta shikojë zgjidhjen tek shtimi lejeve të punës e vizave për punonjës sezonal, por do të këmbëngul te dënimet.

Top Channel