Vrasja e turistit në Ksamil/ “Po monitorojmë rastin”, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar 19/08 22:07
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, ka zhvilluar një takim në ‘London School of Economics’.
Rama shkruan se takimi është në kuadrin e krijimit të një “Task Force” të përbashkët për të drejtat e punonjësve, kontratat e përbashkëta të punës, arsimin profesional dhe politikat rreth emigrimit.
“Londër – Në prestigjiozen London School of Economics për të krijuar një “Task Force” të përbashkët për të drejtat e punonjësve, kontratat e përbashkëta të punës, arsimin profesional dhe politikat rreth emigrimit“- shkruan Rama në Facebook.
Top Channel