Emigracioni i jashtëligjshëm i shqiptarëve në Angli, është një nga çështjet kryesore të politikës aktuale, pasi kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Britani në një takim zyrtar me homologun britanik për të diskutuar pikërisht për këtë çështje.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ndodhet në  Londër për të raportuar takimin mes tyre, nga ky ka kryer edhe një lidhje live me moderatoren Juli Xhokaxhi në “Top Talk”.

Veliu është shprehur se tashme Shqipëria i ka plotësuar detyrat e shtëpisë në lidhje me kushtet e kërkuara nga Britania për emigrantët e paligjshëm dhe mbetet në dorën e Rishi Sunak për ta ndryshuar retorikën ndaj shqiptarëve.

Gazetari tha se ka një kthesë të qeverisë angleze sa i përket deklaratave rreth emigrantëve të paligjshëm shqiptarë pasi janë treguar më të kujdesshëm dhe nuk i kanë bërë jehonë dhe reklamë numrit të lartë të emigrantëve shqiptarë atje.

“Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, ka realizuar gjithçka çfarë ka kërkuar pala Britanike për të luftuar emigracionin e jashtëligjshëm. Pyetja më e drektë do të ishte se çfarë do të bëje Britania për Shqipërinë dhe se a do të jetë i gatshëm Rishi Sunak për të shtuar lejet e punës apo vizat për qytetarët shqiptarë pasi dëbimi ka qenë kryefjalë e politikës britanike. I gjithë topi mbetet në fushën e britanikëve të shohim se çfarë do të thonë ata pritet me shumë interes deklarata e përbashkët pasi ata të kenë përfunduar takimin.”– tha Muhamed Veliu.

Juli Xhokaxhi: Takimi i parë i një kryeministri shqiptarë në Londër është shumë e rëndësishme, sa mund të zbutet përceptimi i gabuar për shqiptarët?

“Retorika e përdorur nga Braverman do të jenë pjesë e takimit mes Sunak dhe Ramës. Shpresoj që Sunak ti ketë tërhequr vëmendjen ministrave të tij për qëndrimet që mbajnë për shqiptarët, të jenë qëndrime të pastra populiste pasi të gjithë ne e dimë qëndrimin e konservatorëve  se nëse kryeministri Rishi Sunak nuk e zgjidh çështjen e emigracionit të jashtëligjshëm  atëherë konservatorët do të humbin zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Mbetet në dorë të Sunak për ta ndryshuar retorikën ndaj shqiptarëve menjëherë pas reagimit të fortë që pati Ministrja Xhaçka pas qëndrimeve tejet të forta dhe diskriminuese të ministrit të emigracionit anglez Robert Jenerick. Ministria e Punëve të Brendshme britanike është treguar shumë e kujdesshme pasi ka çdo javë ka një avion që fluturon nga Anglia dhe dëbon shqiptarët drejt Shqipërisë dhe nuk e ka reklamuar si një arritje ndaj shqiptarëve. Pra ka një lloj kthese nga ana e qeverisë angleze sa i përket etiketimit. Gjatë vitit të shkuar janë 11 nacionalitete që kanë mbërritur me gomone por Anglia është fokusuar tek Shqipëria pasi vendi ynë është i sigurt dhe vend i NATO-s, është ndër të paktat vende me të cilat Britania ka një marrëveshje për dëbimin e tyre që janë pa leje qëndrimi në Britani. Rama i ka theksuar deklarimet e tij në mbrojtje të komunitetet kombëtar duke thënë se nuk mund t’i selektoni e të merreni vetëm me shqiptarët, pasi nuk janë shqiptarët në të cilët duhet të përqendrohen.”– tha Muhamed Veliu.

Top Channel