Hetuesit ushtarakë rusë nisën një rast penal kundër gjeneralmajorit, Vadim Dragomiretsky, zëvendës komandant i distriktit qendror të Gardës Kombëtare të Rusisë, këtë të hënë, pasi ai u akuzua për marrje të ryshfetit.
“Me vendim të drejtorit të Gardës Kombëtare Ruse, Viktor Zolotov, janë dërguar dokumente për lirimin nga detyra e Dragomiretskyt”- tha ligjvënësi, Alexander Khinshtein.
“Natyrisht, nën peshën e provave, Dragomiretsky u ‘detyrua’ sot të pranonte fajin”, tha Khinshtein, raporton Reuters.
Ish-truproja i Vladimir Putinit, Zolotov dhe njeriu që i raportonte drejtpërdrejt presidentit rus, ishte në mesin e udhëheqësve ushtarakë rusë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara pas pushtimit të Ukrainës.
“Shembulli i gjeneralit Dragomiretsky tregon edhe një herë vendosmërinë e udhëheqjes së Gardës Kombëtare Ruse në biznesin e pastrimit të gradave të tyre”, tha Khinshtein.
Ky i fundit nuk ndau detaje të provave për çështjen kundër Dragomiretsky, apo rolin e tij në këtë rast nëse ka, por tha se masa ishte rezultat i përpjekjeve të Shërbimit Federal të Sigurisë dhe Gardës Kombëtare. Khinshtein tha se Dragomiretsky dyshohet se kishte marrë ryshfete nga një kontraktor që rindërtoi një njësi ushtarake në rajonin e Moskës.
Të dhënat paraprake thuhet se ai ka marrë 19 milionë rubla (235 mijë euro).
Top Channel