Video/ Ashensori bie papritur i mbushur me 11 persona, kur limiti ishte tetë (fotot)

21/03/2023 15:47

Pamje nga kamerat e sigurisë kanë kapur momentin dramatik të këputjes së një ashensori të mbushur tej masës së lejuar, i cili u përplas përtokë nga dy kate lartësi në Brazil.

Fatmirësisht nga 11 persona ne kabine, vetëm tre mbetën të plagosur në aksidentin e rëndë në një pallat rezidencial të Maceió në lindje të Brazilit.

Pamjet e kameras së sigurisë tregonin momentet kur grupi kalonte dyert njëra pas tjetrës në galerinë e pallatit 10-katësh, derisa mbërrijnë normalisht në katin e hyrjes, ku dyert nuk u hapën dhe ashensori u këput duke rënë poshtë në parkingun e nëndheshëm.

Rrjeti vendas Estado tha se vetëm tre persona pësuan plagë të lehta kur ata u përplasën me fundin e galerisë.

Leonardo Pereira, administratori i pallatit tha për rrjetin UOL Noticias: “Kur ashensori mbërriti në katin zero, ndaloi por dyert nuk u hapën por rinisi procesin dhe ra drejt bodrumit”.

“Njerëzit u trembën dhe më pas arritën të hapnin me forcë derën”.

Pamje të mëvonshme tregonin njerëzit e bllokuar që rikuperoheshin në parkingun e nëndheshëm.

Zëdhënësi i zjarrfikësve André Elias, tha se një prej arsyeve mund të ketë qenë tejmbushja e ashensorit: “Përgjegjësit e mirëmbajtjes duhet të sigurohen për funksionimin e saktë të ashensorit”.

FOTO GALERI
1/3
Ata zbresin normalisht deri në katin e hyrjes, ku dyert nuk u hapën dhe ashensori u këput duke rënë poshtë në parkingun e nëndheshëm.

Top Channel