Shfaqjet në teatrin Eksperimental/ Kalendari i ngjeshur i prodhimeve artistike

21/03/2023 15:49

Në teatrin kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli do të vijë premierë bashkëproduksioni i këtij teatri me Qendrën Multimedia dhe Teatrin e qytetit të Gjilanit shfaqja “Gadjo” . 

Me autor Jeton Nezirin, Gadjo’’ nxit dhe konfronton shoqërinë shqiptare mbi romët, mitet mbi ta dhe pozitën e tyre në shoqëritë tona, ku racizmi, përbuzja janë të ngulitura thellë në vetëdijen tonë.

Deri në përfundim të këtij sezoni skena e Teatrit Eksperimental do të jetë e zënë kryesisht nga prodhimet e veta, si “Dievi Dance”, “Now you hear me”, dhe shfaqja për fëmijë ‘Gjirafat s’vallëzojnë dot’. Një hapësirë do t’i kushtohet edhe work shop-it mbi dramën shqipe.

Duke filluar prej datës 24 premierë do të jetë edhe bashkëprodhimi I teatrit me ambasadën franceze për shfaqen ‘Gruaja e thyer’ të Simone de Beauvoir. Ndërsa problematikë vazhdojnë të jenë buxhetet shpesh të pamjaftueshme.

Megjithatë drejtuesi Prevazi e sheh me optimizëm rikthimin e festivalit të të rinjve, pas rreth 15 vitesh.

Top Channel