Foto/ “Mbreti i xhuxhëve” ndërron jetë pas jetës së ‘shfrenuar’, aktori luftoi me alkoolin dhe drogën 

21/03/2023 14:25

Duke përdorur shtatin e tij të vogël fizik, aktori Paul Grant kishte role në filma të mëdhenj të Hollivudit dhe do ta quante veten ‘Mbreti i Xhuxhëve’, por ndërsa vdekja e tij u njoftua dje, ana e errët e famës u soll në fokus.

Kjo duke rikthyer një foto tronditëse të bërë në vitin 2014 duke pirë alkool dhe duke marrë kokainë. Atë vit ai tregoi se si i hodhi të gjitha paratë e tij në pije, drogë dhe prostituta pasi jeta e tij doli jashtë kontrollit kur u nda nga gruaja e tij.

Vajza e tij, Sophie Jayne Grant, 28 vjeç, tha se ishte shkatërruar dhe e përshkroi aktorin, i cili luajti në hitin e viteve 1980, Labyrinth, si një legjendë në shumë mënyra.

Aktori, në një intervistë të zhvilluar në stacionin King’s Cross të Londrës muajin e kaluar, shpjegoi se si i kishte shpenzuar paratë e tij për punonjëset e seksit dhe drogën.

Ai u dërgua me urgjencë në spital ku u shpall i vdekur truri, por aparati i tij i mbështetjes jetësore u fikur të dielën, tha familja e tij. Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është bërë i ditur.

Grant, i cili luajti në mënyrë të famshme një Ewok në Return of the Jedi, së bashku me Harrison Ford dhe Mark Hamill, sugjeroi tre javë para vdekjes së tij se ishte koha për të lënë pijen.

“Kam menduar për këtë, është dita ime e fundit e pijes”, tha aktori i Harry Potter për kanalin YouTube Revelation 22:13 . “Kam pirë shumë”.

Ai tha se ‘ka shijuar jetën time’ dhe bëri shaka: ‘Ti jeton vetëm një herë, apo jo?’

Kur u pyet nëse po luftonte me varësinë ndaj alkoolit apo drogës, ai përsëriti se “nuk ishte i varur nga asgjë” dhe “vetëm po kënaqej”.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA