Aktorja e famshme amerikane, Amanda Bynes ka qëndruar për rreth 72 orë në një spital psikiatrik, pasi doli në rruga e pa veshur.

Amanda Bynes i tha një shoferi që po kalonte në rrugë se po kalonte një moment krize psikotike dhe më pas ai telefonoi policinë.

Menjëherë pas kësaj, ajo u shtrua në një qendër psikiatrike, sipas mediave të huaja, në mënyrë të pavullnetshme që të mund të përmirësohej gjendja e saj e shëndetit mendor dhe kjo periudhë mund të zgjatej nëse pacientët janë të rrezikshëm për veten ose të tjerët.

Ekipi i saj ligjor foli me revistën “People” dhe tha se Amanda “po shkonte shumë mirë” dhe kishte plane të jetonte me Paul Michael, të fejuarin e saj vitin e kaluar.

Bynes më vonë e ndërpreu fejesën pasi Michael shihte pornografi dhe iu rikthye përdorimit të kokainës.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA