Video/ Helikopteri tragjik ushtarak rrotullohet jashtë kontrolli para se të lërë katër të vdekur në Kolumbi (fotot)

20/03/2023 15:25

Një helikopter ushtarak është rrëzuar papritur dhe është përplasur në një zonë rezidenciale duke lënë katër të vdekur dje në Kolumbi.

Një video e postuar online tregon momentet e tmerrit kur mjeti i ushtrisë së Kolumbisë shihet të lëvizë në një spirale jashtë kontrolli para se të blerë përtokë duke ngritur një shtëllungë të madhe tymi të zi.

Momentet u regjistruan nga kalimtarë në qytezën e Quibdó nga banesat e tyre teksa dëgjohen ulërimat e tyre si reagim ndaj tragjedisë që shpalosej.

Presidenti i vendit Gustavo Petro, konfirmoi aksidentin duke thënë se grupet e emergjencës po shkonin në vendngjarje.

“Disa minuta më parë një helikopter i ushtrisë u rrëzua në Quibdó teksa kryente misione furnizimi”.

Pak më vonë president Petro konfirmoi se katër viktimat ishin vetëm në bordin e helikopterit, dy pilotë deh dy anëtarë ekuipazhi.

Një nga viktimat ishte Lejtenant Julieth García – një nga pilotet e para femra që kishin kompletuar kursin e pilotimit të helikopterit tip UN-1N.

Ajo humbi jetën bashkë me ushtarakët Hector Jerez, Johan Orozco dhe Ruben Leguizamon.

Ende nuk janë dhënë arsye nga ushtria për shkaqet e tragjedisë.

Modeli UN-1N “njihet si mjet i përshtatshëm për misionet e rëndësishme dhe emergjente sigurie”, shkruante rrjeti BluRadio.

FOTO GALERI
1/6
Viktimat e aksidentit, nga majtas lart, poshte, Julieth Garcia, Johan Orozco, Hector Jerez (majtas poshte), e Ruben Leguizamon

Top Channel