“Të ndihmojmë të ardhurit”: Kuzhinieri i famshëm hap shkolla për refugjatët!

20/03/2023 14:38

Kuzhinieri i famshëm Thierry Marx ka ngritur në të gjithë Francën qendra të shkollimit profesional për t’u ofruar një perspektivë edhe emigrantëve, megjithëse shpesh dëgjon edhe kritika.

Filozofia e tij është e thjeshtë: “Gatimi nuk është vetëm çështje talenti, është një rrugë në jetë që të gjithë mund ta përshkojnë”.

“Sa i takon gatimit, çdokush mund ta arrijë nivelin më të lartë, kjo nuk është e pamundur. Por nevojitet shumë vendosmëri, disiplinë, këmbëngulje e përkushtim”, ka thënë kuzhinieri Thierry Marx.

Veçori këto të cilat i kanë edhe një sërë refugjatësh të mbërritur në këtë vend. Disa prej tyre kanë përvojë, sepse kanë mësuar të gatuajnë në vendet nga vijnë. Për entuziastë të tilla pas gatimit, kuzhinieri me yje Michelin, zbret nga Olimpi i tij thotë DW, duke dhënë mësim në shkollën e tij të gatimit për refugjatët, e cila ka degë në mbarë vendin.

Ai u tregon sesa e rëndësishme është t`u kushtojnë vëmendje të gjitha detajeve. Për mbështetjen që ai u jep emigrantëve, nuk kanë munguar edhe kritikat. Ka zëra qe e akuzojnë se ai me siguri, kërkon t`i ndihmojë për të drejtën e azilit të gjitha ata që tregohen të gatshëm të gatuajnë, megjithatë mjeshtri nuk shqetësohet.

“Ata kanë leje te rregullt qëndrimi, edhe pse të kufizuar në kohë”, shpjegon ai. Ne u japim njerëzve njohuritë që u nevojiten për t`u sistemuar dhe për të jetuar këtu në tokën franceze në mënyrë sa më të pavarur, duke pasur një profesion shton më tej. Më shumë se 6 mijë vetë e kanë kryer tashmë shkollën e gatimit të Thierry Marx, jo vetëm emigrantë, por edhe nga ata që i kanë ndërprerë studimet ose që kanë vuajtur dënime me burg.

Top Channel