“Po na etiketojnë si kriminelë”, përfaqësuesi i diasporës: Ja kush e bën trafikun në Britaninë e Madhe

20/03/2023 21:29

Përfaqësuesi i Diasporës shqiptare, Daniel Nikolla e sheh me shqetësim të madh situatën në Britaninë e Madhe, ku shqiptarët shihen si kriminelë, ose shpeshherë etiketohen si “çunat e Londrës”.

Përmes një lidhje live për “Top Story”, Nikolla thotë se megjithëse shqiptarët kanë influencën e tyre në rritjen e trafikut të drogës në Britani, ajo çka ata bëjnë është shumë më e pakët sesa ajo që bën mafia nigeriane, ruse apo kineze atje.

Pjesë nga debati:

Nikolla: Unë kam ardhur në Britani para 10 vitesh dhe në perjudhën ku Johnson ishte Minister i Jashtëm shteti britanik i ka komunikuar shumë shpesh shtetit shqiptar në lidhje me rritjen e kriminalitetit shqiptar. Nga gjërat që po dëgjoj kemi një ndërlidhje të shqiptarëve në të gjithë botën me influencën e këtyre tonelatave apo miliardëve paund kokainë dhe drogë në britani me lëvizjen e shqiptarëve. Pra bëhet fjalë nja 10 vjet para se shqiptarët të shkonin në Ekuador.

Duma: Unë mbaj mend që diku para 6 vitesh ka pasur një stigmatizim në komunitetin tonë dhe mua më duket sikur në 5 vitet e fundit, si kanë ecur rrjedha, ka një stigmatizim të madh.

Nikolla: Ka raportime në media që nuk bie dakord, por të ka edhe të rinj që kanë ardhur dhe merren me botën e drogës dhe kriminalitete të larta. Ama në psikologjinë britanike nuk ka krime të vogla apo të mëdha. Këtu nuk bëhet fjalë për paranë që del nga Britania, sepse jam i sigurt që ajo që del nga shqiptarët është shumë më e ulët sesa ajo që del nga mafia nigeriane, ruse, kineze etje, por për influencën kriminale nga një vend që ka 2.8 milion banor dhe bëhet një vegël instrumentale e këtij ndryshimi. Sepse nëse ka rritje në Britani të drograve të ndrzshme, kjo influencohet edhe nga shqiptarët.

Duma: A konsiderohesh ti si “cunat e Londrës”? Ka një stigmatizim ndaj teje kur vjen në Shqipëri?

Nikolla: Unë mendoj që nuk është i padrejtë si stigmatizim, kjo sepse një pjesë e mirë e shqiptarëve nga mënyra se si e jetojnë jetën, mënyra si duken apo e ekspozojnë jetën në shoqëri merren me drogë apo krim.

Duma: Si rekrutohen në dijeninë tënde, si mbërrijnë shqiptarët në Britani?

Nikolla: Një pjesë janë miq, familjarë, ndërsa një pjesë shikojnë videot e Tik Tokut dhe mendojnë por edhe e dinë që mund të ngrenë biznese, një jetë këtu sikurse një pjesë e mirë e shqiptarëve.

Top Channel