Piktorja pa penela/ Adela Osmani merr pjesë edhe në World Art Dubai 2023

20/03/2023 19:58

Piktorja Adela Osmani mori pjesë me ekspozitën e saj në “World Art Dubai 2023” që u zhvillua nga 9 deri më 12 mars.

E njohur më herët me disa ekspozita që ajo ka çelur në Shqipëri, por edhe në Carrousel du Louvre vitin e shkuar, kësaj here ftesa i ka ardhur nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

E njohur për pikturën e saj nëpërmjet energjisë, dhe pa penela, arti i saj është vlerësuar si mënyra me e mirë për të përshkruar emocionet e saj në publik.

Pasioni për pikturën ka filluar herët për të, pas një shkëputjeje për t;ju përkushtuar studimeve për Interior Design, artistja u rikthye më fuqishëm. Duke punuar cdo ditë në studion e saj. Adela Osmani e sheh rrugëtimin e saj jashtë kufijve të Shqipërisë tashme.

Nga pikturat që dikur ua dhuronte miqve apo të afërmve, tanimë pikturat e saj kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë. Një prej tyre qëndron edhe në Parlamentin Europian.

 

Top Channel