Një nga 250 peshkaqenët tigër në të gjithë botën, gjendet në brigjet e Anglisë

20/03/2023 11:06

Një peshkaqen super i rrallë që nuk është parë më parë në brigjet britanike është gjetur i ngordhur në një plazh në Mbretërinë e Bashkuar.

Pasi u kontrollua nga ekspertët, doli se bëhej fjalë për një peshkaqen tigër me dhëmbë të vegjël, i cili nuk është parë kurrë më parë në Mbretërinë e Bashkuar.

Peshkaqeni i ujërave të thella njihet si jo agresiv ndaj njerëzve, por zakonisht frekuenton ujërat më të ngrohta se bregdeti i ftohtë i MB.

Llojet e mbrojtura rreptësisht mund të peshojnë deri në 289 kg. Sipas Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, ndoshta në botë kanë mbetur më pak se 250 peshkaqenë tigër rëre të rritur.

Top Channel