Zhaklina Gjolla prezanton për herë të parë partnerin, nuk kursen deklaratat romantike: Të gjithë bien në dashuri me Redin

18/03/2023 22:15

Gazetarja Zhaklina Gjolla u shfaq për të herë të parë në ekran bashkë me partnerin e saj, regjisorin Redi Mazi, në një intervistë për S’e Luan Topi.

Në studio, çifti foli për historinë e dashurisë 10-vjeçare, ndërsa Redi kujtoi si ra në dashuri me gazetaren.

“Isha në Pogradec me disa miq. Po bënim zhiro dhe miqtë më thoshin shiko se ka shumë goca… një moment shoh një vajzë që m’u duk ndryshe nga pjesa tjetër. E pashë dhe mendova me siguri nuk është nga këtu. Më thanë ajo është Zhaklina Gjolla. Mora kontaktet e duhura dhe u takuam pas gati një muaji”.

Zhkalina tregoi se pëlqimi për Redin ka ardhur më vonë, ndërsa mes batutave tha se “të gjithë bien në dashuri me të”.

“Nuk është e vështirë të biesh në dashuri me Redin. Redi ka shumë miq, shokë e shoqe dhe nuk besoj se ka ndonjë që thotë jo, me Redin nuk bie dot në dashuri. Sepse është njeriu. Është shumë i kujdesshëm, me zemër shumë të madhe, i bukur, i talentuar, bën shumë humor”.

Intervistë e plotë: 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA