Ohër/ Kurti takon ndërmjetësuesit evropianë të dialogut, Borrell dhe Lajçak
18/03/2023 12:23
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nisi takimin me ndërmjetësuesit evropianë të dialogut Kosovë-Serbi.
Paraprakisht, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, takuan presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Në fund do të zhvillohet takimi i përbashkët trepalësh.
Në tryezë të diskutimeve gjendet aneksi i zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Top Channel