“Babai im vdiq në 2010 dhe ishte njeri i thjeshtë, pëlqente gjuetinë dhe shakatë! Ishte burri me mendjehapur në bote! Ai më pranoi kështu siç jam!”
Këto ishin fjalët e Elton Ilirjanit në dedikimin e radhës për ecjen e dytë në Seoul Fashion Week.
Shfaqja mori vëmendje maksimale nga media e huaj dhe gjithashtu u komentua mjaft ecja konfidente e Ilirjanit në pasaralë këtë herë i veshur me këmishë të bardhë, kravatë, pantallona të gjera të zeza dhe këpucë me platformë.
Këtij kombinimi brand-i korean Seokwoon Yoon i shtoi një xhaketë bardhë e zi dhe syze drejtkëndore.
Java e modës në Seul gjithnjë përflitet për angazhimin maksimal të medias dhe stafit organizativ. Mjafton të shihet cilësia e ndriçimit, regjia dhe modelet të cilët padyshim janë pjesë e alta-moda.
Top Channel