Një grup grabitësish kanë përdorur makineri të rënda për të shkulur një bankomat nga muri i një zyre postare në Katania të Siçilisë, para se ta ngarkonin në një kamion dhe të braktisnin gjithçka, megjithë skavatorin e tyre.
Momentet shokuese të marrjes së makinerisë së parave nga një rrugë rezidenciale në jug te Italisë duket se u regjistruan nga një rezident, ku shihen disa grabitës që i vihen automatit me skavatorin e tyre.
Pajisja e rëndë dëgjohet që bën një zhurmë shurdhuese në qetësinë e natës në komunën e Valverde në periferi të Katanias.
Pasi automjeti shkulet nga muri, skavatori e vendos atë në pjesën e prapme të furgonit dhe të gjithë bashkëpunëtorët largohen.
Grabitja e rëndë që zgjat e gjitha vetëm dy minuta, ndodhi mëngjesin e 12 marsit.
Pamjet e postuara në rrjet kanë bërë tashmë xhiron e botës.
Në kohën e raportimit, automati besohet se kishte brenda rreth 20,000 euro.
Policia tha se është në kërkim të autorëve.
Top Channel