Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF publikoi vendimet në lidhje me fundjavën e kaluar në futbollin shqiptar.
Bie në sy dënimi me masën e 100.000 lekëve për klubin e Kukësit për shkak të sjelljes së gabuar të tifozerisë verilndore në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë kundër Kukësit.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës:
FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
KF Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të AF Elbasani, Fabjan Tartari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së Klubit të Futbollit Delvina sh.a, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Top Channel