Indi/ Magazina me patate shembet duke zënë poshtë punëtorët, të paktën 8 të vdekur (foto)

17/03/2023 16:36

Të paktën 8 persona kanë vdekur në Indi pasi çatia e një magazine u shemb duke i zënë ata poshtë.

Magazina ishte e mbushur me thasë të mëdhenj në Sambhal të Indisë, një qytet në shtetin verior indian të Uttar Pradesh.

Njerëzit “u varrosën” poshtë patateve dhe rrënojave të ndërtesës duke mos pasur mundësi të marrin frymë apo edhe nga lëndimet.

Videot tregojnë ekipet e shpëtimit por edhe banorë vendas në përpjekje për të nxjerrë të mbijetuarit.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel