BE mund të dërgojë një milion predha në Ukrainë

17/03/2023 18:33

Bashkimi Evropian mund të dërgojë një milion predha artilerie në Ukrainë.

Këshilli Evropian do të mirëpresë planin në një samit të BE-së javën e ardhshme, sipas një drafti të konkluzioneve të parë nga e përditshmja gjermane Handelsblatt, sipas Sky News.

Kujtojmë se lufta në Ukrainë e nisur në 24 shkurt të një viti më parë vijon ende.

Kujtojmë se sot Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti të premten kundër presidentit rus, Vladimir Putin, duke e akuzuar atë si përgjegjës për krimet e luftës të kryera në Ukrainë.

Urdhri për arrestimin e Vladimir Putin mund ta pengojë atë të largohet nga Rusia, sipas një specialisti ndërkombëtar penal dhe të së drejtës humanitare.

Top Channel