Video shokuese e turistit me parashutë që sulmohet nga peshkaqeni mbi ujë në rezortin e Detit të Kuq (fotot)

16/03/2023 21:26

Një video ka kapur momentet kur një peshkaqen kërcen jashtë ujit për të kafshuar një turist teksa i afrohej sipërfaqes së ujit me parashutë në një rezort të detit të Kuq.

37 vjecari u sulmua nga predatori i detit teksa shijonte sportin e tij ujor në rezortin luksoz të Aqaba, Jordani.

Jordanezi lundronte në ajër me një parashutë shumëngjyrëshe kur nisi të rrëshkiste mbi sipërfaqen e detit, ne incidnetin e vitit te shkuar.

Pamjet tregojnë parashutistin që sapo afrohet në sipërfaqen e ujit përballet me peshkaqenin që kërcen drejt tij dhe i kafshon këmbën.

Mrekullisht ai shpëton pa u tërhequr prej tij në det por kafshimi i la pasoja serioze.

Burri i dërgua më pas në spitalin ushtarak Prince Hashem ku u detyrua të kryente një ndërhyrje kirurgjikale.

Megjithse mbetet e paqartë se çfarë tip peshkaqeni e sulmoi, ekspertët thonë se prezenca e tyre në brigjet e Aqaba është e rrallë.

Zona është e pasur me jetë detare si dhe me peshkaqenë koralorë ‘bishtbardhë’, që në disa raste kanë sulmuar njerëzit.

Zhytësi profesionist Mohammad Qatawneh, nga Aqaba tha për rrjetin vendas Jordan News: “Sulmi i peshkaqenit tërhoqi shumë vëmendje në media, por kjo është diçka që mund të ndodhë kudo. Në Karak për shembull ka akrepë e gjarpërinj, por njerëzit përsëri nuk tremben dhe vijnë shpesh. Unë kam 20 vjet që zhytem dhe kjo është hera e parë që dëgjoj për një sulm peshkaqeni”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA