Megaburgu famëkeq i El Salvador pret dhe 2,000 kriminelë të tjerë por mund të shpërthejë keqas (fotot)

16/03/2023 15:37

Imazhet shokuese të jetës brenda burgut më të madh të kontinentit amerikan kanë habitur tashmë ndjekësit e mediave në të gjithë botën, por megjithatë autoritetet thonë se rreth 2,000 të burgosur të tjerë janë futur ose pritet të vendosen brenda tij.

Ekspertët thonë se kjo politikë pritet të shpërthejë si një ‘bombë’ në duart e autoriteteve.

Burgu i ri Izalco në El Salvador, rreth 46 milje në lindje të kryeqytetit San Salvador do të mbajë rreth 40,000 kur të arrijë kapacitetin maksimal.

Imazhe e video shikuese janë shpërndarë nga brenda impjantit masiv ku të burgosurit tregohen që flejnë në krevate marinarësh me disa kate.

Impjanti është vënë nën kritika për kushtet e tij të ashpra dhe për pamjet e njerëzve të zhveshur vetëm në të mbathura, me koka të rruajtura e të përkulura.

Me këmbë të zbathura e të lidhur me zinxhirë, të burgosurit me tatuazhe detyrohen të ulen ngjitur me njëri-tjetrin duke ngjeshur kokën në kurrizin e njëri-tjetrit.

Presidenti i vendit Nayib Bukele shkruante në rrjetet sociale: “Në një tjetër operacion ne po transferojmë rreth 2,000 gangsterë të tjerë në qendrën e kufizimit kundër terrorizmit”.

Karvani shoqërohej me helikopterë në ajër dhe roje të maskuara dhe të armatosura.

Por megjithë masën e këtij projekti shumë kanë paralajmëruar për rreziqet e këtij niveli  “dehumanizimi”.

Në prezantimin e impjantit në një dokumentar amerikan, prezantuesi  Raphael Rowe, komentonte: “Intensiteti i këtyre pamjeve tregon masën e thellë të dehumanizimit, me një politikë kontrolli ekstrem, për të cilën unë mendoj se do të kthehet në një bumerang. Kjo mund të rezultojë në një dhunë edhe më të ashpër se ajo e bandave që ata po përpiqen të çrrënjosin”.

Dhe në fakt brutaliteti duhet i vështirë për t’u mohuar teksa një nga rojet e maskuara tha për gazetarët: “Në qeli unë nuk pashë as dyshekë, janë vetëm dy lavamanë, dy tualete dhe 80 krevate për rreth 100 të burgosur”.

Ndërtimi i impjantit është pjesë e fushatës kundër krimit të organizuar të autoriteteve salvadoriane.

FOTO GALERI
1/7
Autoritetet thonë se rreth 2,000 të burgosur të tjerë janë futur ose pritet të vendosen brenda tij.

Top Channel