Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel tha se kryebashkiakët e akuzuar për korrupsion u kanë shpëtuar filtrave.
Balla: Kur ne kemi votuar ligjin e dekriminalizmit kemi pranuar se hapat tona verifikues nuk janë të tilla që ti mund të kuptosh që me jetën e tyre private të kenë pasur probleme të këtij niveli, kemi bërë diçka që është jo kushtetuese, e vërteta është se ligji, jurisprudenca thotë se vepron nga ai moment e më tutje, që mos t’i shpëtojë askush detyrimit, po i japim fuqi. Ke qenë spiun je gjendur anëtar i kreut të bashkisë së Skraparit do ikësh, PS dhe unë…këtu nuk kam turp të kërkoj falje që një person nuk ka arritur të depërtojë në këto filtra, kemi ngritur një rrjet që edhe kur arrijnë ta depërtojnë…kemi një legjislacion shumë të fortë, kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera, të verifikohet a ka vullnet politik kjo parti që t’i identifikojë dhe t’i heqë nga vetja. Unë e kam njohur shumë mirë kreun e bashkisë së Bulqizës, ka qenë i mirë, por këtë gjënë, ai zotëria duhet të përballet me drejtësinë. Në të gjitha demokracitë e konsoliduara ndodh kjo gjë. Para pak ditësh oficerët hynë në rezidencën e presidentit të Amerikës. Sapo dolën në Eureport filet do të shkojmë dhe atje, vullneti politik.
Kujtojmë se një natë më par kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla u arrestua me urdhër të SPAK bashkë me 10 persona të tjerë për abuzimin e 322 milionë lekëve me tenderin e ujësjellësit.
Top Channel