Arabia pret. Karim Benzema do të vijojë të luajë në Europa dhe do të mbajë sërish veshur fanellën e Realit të Madridit, klub me të cilin ka fituar gjithçka.

Sulmuesi 35-vjeçar francez ka kontratë me Los Blacnos deri në fund të sezonit, por përtej zërave për një transferim në Arabinë Saudite, palët kanë arritur marrëveshjen për rinovimin.

Mediat pranë klubit madrilen zbulojnë se një takim mes sulmuesit dhe Fiorentino Perez, ka qartësuar gjithçka, teksa tashëm mungon vetëm firma për rinovimin deri në qershor të 2024-ës.

Sulmuesi francez, që mban në krah edhe shiritin e kapitenit te Reali i Madridit, vijon të mbetet një pikë referimi në sulm dhe këtë sezon po jep kontributin e tij që Los Blancos të shtojnë një tjetër Ligë Kampionesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA