Gruaja del nga taksia dhe bie në pusetën e hapur 3m të thellë pas fundjavës në Londër (fotot)

15/03/2023 21:37

Një e re në Britani përshkruante sot për mediat tmerrin kur besonte se po mbytej në pusetën gati 3 metra të thellë ku shkeli sapo zbriti nga taksia në veri të Londrës.

Laura Gerber ra në gropën e frikshme sapo zbriti nga taksia në Watford,  të dielën në 2.30 të mëngjesit, pasi kishte qenë duke pirë me miqtë.

Laura tha se megjithëse kishte konsumuar alkool, nuk mund të mendonte për një ngjarje të tillë: “Dola nga makina për të lënë dikë tjetër që zbriste para meje, bëra një hap prapa dhe përfundova brenda gropës që ngjante vetëm me një pellg uji, por ajo ishte nje grope e thelle. Rashë me kurriz dhe u lëndova rëndë”.

“Isha brenda në ujë dhe tentoja të merrja frymë ose të mbaja veten në sipërfaqe. Arrita të gjej fuqinë për t’u mbajtur e të ngija veten lart. Ajo që mendoja në ato momente ishte se po merrja fund”.

Laura thotë se ishte mirënjohëse që ra ajo vetë në gropë dhe jo “dikush tjetër më i moshuar apo më i dobët se ajo”.

Vajza thotë: “Po sikur të kishte qenë një fëmijë, një i moshuar apo dikush tjetër më i dobët?”

“Dikush tjetër mund të godiste kokën në vend të kurrizit dh të humbiste ndjenjat, uji poshtë kishte rrymë dhe një njeri mund të zhdukej aty përgjithmonë”.

I dashuri i saj Jason Topping tha për rrjetin lokal Watford Observer: “Asaj fillimisht iu zhyt koka në ujë dhe gëlltiti ujë pusete. Nuk është diçka e bukur për t’u thënë por për fat që ra me kurriz dhe arriti të nxirrte krahët jashtë”.

“Në të kundërtën mund të mos kisha të dashurën time sot. Është një mrekulli që ajo nxorri krahët e doli nga gropa, në mes të rrugës së një qyteti”.

Gruaja ishte dërguar më pas në spitalin e Watford ku doktorët e testuan për sëmundje nga uji i pusetës, por pas disa të vjellave Laura duket se rifitoi aftësinë për të ngrënë ushqim.

Laura shtonte: “Mendoja vërtet se do të vdisja, po më kalonte jeta ime para syve”.

Mediat vendase kontaktuan minibashkinë e Watford për të kërkuar përgjigje, por nuk raportonin për përgjigje të marra.

FOTO GALERI
1/5
Laura Gerber ra në gropën e frikshme sapo vuri kemben jashtë taksise në Watford

Top Channel