Juno Awards 2023/ Avril Lavigne përballet me protestuesen “topless” në skenë

14/03/2023 15:03

Avril Lavigne u përball me një protestuese mjedisore e cila u shfaq “topless” në skenë në Juno Awards.

Një mesazh në shpinën e saj shkruhej “ruajeni rripin e gjelbër”, me sa duket duke iu referuar një plani të diskutueshëm të zhvillimit të banesave nga qeveria e Ontarios.

Teksa këngëtarja po prezantonte një performonte në fillim të ceremonisë të së hënës, gruaja vrapoi në skenë pas saj. Lavigne u përpoq të përfundonte fjalimin e saj.

Aktori i Shang-Chi, Simu Liu, lavdëroi Lavigne, për “trajtimin e asaj zonje topless si një kampione”.

Gruaja më pas u shoqërua jashtë skenës nga një roje sigurie.

Avril Lavigne

Lavigne bëri shaka duke thënë se do të bënte diçka të tillë, ndërsa merrte çmimin e zgjedhur nga fansat e TikTok Juno.

Në nëntor, qeveria e Ontarios nxori rregullore të reja për të hequr 7,400 hektarë tokë të mbrojtur Greenbelt dhe për ta hapur atë për banim, me 50,000 shtëpi të reja që do të ndërtohen deri në vitin 2025.

Masa, e cila është kritikuar nga grupet mjedisore, është nën hetim nga auditori i përgjithshëm dhe komisioneri i integritetit të krahinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA