Triumfoi në Oscar me filmin “The Whale”/ Regjisori i famshëm poston komentin e gazetares së Top Channel

13/03/2023 19:44

Regjisori i filmit “The Whale”, Darren Aronofsky ka rihedhur në Instagram një postim të gazetares së Top Channel, Jetona Koçibelli.

Gazetarja ka shkruar “ishte thjesht merita e regjisorit”, krahas videos së shpërndarë nga People të fjalimit emocionues të Brendan Fraser.

Ajo i jep meritat regjisorit për realizimin e mrekullueshëm të një prej filmave më të mirë në Ocars 2023.

Fraser fitoi Oscarin e tij të parë si aktori më i mirë për interpretimin në filmin “The Whale”.

Ai falënderoi regjisorin Darren Aronofsky me fjalët “më hodhi një litar shpëtimi krijues dhe më transportoi në bordin e anijes së mirë The Whale”.

“Unë fillova në këtë biznes 30 vjet më parë dhe gjërat nuk ishin të lehta. Kishte një gjë që nuk e vlerësoja në atë kohë, derisa u ndala. Dhe dua të them vetëm faleminderit për këtë mirënjohje sepse nuk mund të bëhej pa kastin tim. Ka qenë si një ekspeditë zhytjeje në fund të oqeanit dhe ajri në vijën drejt sipërfaqes është në një nisje që mbikëqyret nga disa njerëz në jetën time”, tha aktori.

Postimi në Instagram

Top Channel