“Ta kthejmë ushtrinë në mur të fortë çeliku”/ Presidenti kinez shton fondin për shpenzime ushtarake

13/03/2023 11:35

Presidenti kinez, Xi Jinping ka thënë se dëshiron ta kthejë ushtrinë kineze në një “mur të fortë çeliku”, teksa ka mbajtur një fjalim në Kongresin Popullor.

“Ne duhet të promovojmë modernizimin e mbrojtjes kombëtare dhe formësimit të ushtrisë, dhe të ndërtojmë ushtrinë si mur të fortë çeliku që ruan sovranitetin kombëtar, sigurinë dhe interesat zhvillimorë”, ka thënë presidenti kinez.

Këtë vit Kongresi ka miratuar një rritje prej 7.2 për qind në shpenzime ushtarake, shifër më e madhe sesa ishte planifikuar në të kaluarën.

Ai ka përmendur edhe planet e Pekinit për “unifikim” me Tajvanin, ndonëse ka folur me ton të kujdesshëm.

Presidenti kinez nuk i ka përsëritur deklaratat e së kaluarës se Pekini do ta kontrollojë këtë ishull qoftë edhe përmes forcës ushtarake.

Top Channel