
22/02 16:36
Edhe modelet hanë hamburger, madje edhe në një mbrëmje spektakolare si ajo e Oscars.
Fotot e kapura nga mijëra fotografë, ku Gigi Hadid po konsumonte një hamburger gjatë mbrëmjes së Oscars janë bërë virale.
27-vjeçarja po ndihej e lodhur pas një nate të gjatë ku pozoi për fotografët dhe natës së gjatë gala.
Ajo ishte ende e veshur me fustanin e saj elegant të kuq me porosi të Zac Posen, me të cilin I kishte lënë të gjithë gojëhapur.
Modelja kishte veshur një fustan të ngushtë me palosje në supe, i cili tregonte figurën e saj spektakolare të supermodeles.
Dalja e saj vjen pasi mediat komentonin një romancë me Leonardo DiCaprion. Ata nuk u panë bashkë edhe pse aktori 48-vjeçar u pa në Oscars në Los Angeles.
Top Channel