
22/02 16:36
Këngëtari shkodran, pjesë e rrugëtimit në Big Brother VIP, Luiz Ejlli ka fituar simpatinë jo vetëm të qytetarëve, por edhe të vipave shqiptarë.
Luizi ka fituar edhe simpatinë e emrave të njohur të skenës së muzikës shqiptare në mesin e tyre edhe të reperit nga Kosova, Ledri Vula.
Reperi së fundmi ka përmendur këngëtarin dhe banorin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri në një nga koncertet e tij.
Ledri fillimisht ka përshëndetur partneren e tij, Sara Hoxha dhe balerinin Luixhino Hala të cilët ndodheshin atje.
“Luizi, Luizi, unë me Sarën si Luizi me Kiarën”, ka thënë reperi që u mirëprit nga fansat që ishin të mbledhur për ta parë nga afër performancën e tij.
Top Channel