“Të vishesh me fyerje dhe mallkime”/ Zhaklina zbulon në “Ftesë në 5” ofendimet që merr në rrjet dhe jep mesazhin e fortë për vajzat

09/03/2023 17:45

Dhuna verbale në rrjetet sociale, veçanërisht dërguar vajzave dhe grave, është ndër problemet kryesore të shoqërisë sonë.

Aktivistja Zhaklin Lekatari ka reaguar vazhdimisht, duke dënuar fenomenin e urrejtjes në internet. Këtë të enjte në “Ftesë në 5”, Lekatari u përball hapur me dhunën verbale që merr, duke treguar cilat janë ofendimet më të shpeshta drejtuar saj.

Manekinin në studio, aktivistja dhe opinionistja e “Big Brother VIP” e veshi me disa nga këto fyerje”

“Mi halesh”, “O plehrë”, “Drogmene”, “Kurvë”, “E degjeneruar”, “Kuçedër e zezë sketerrë”, “Ty u dashka me të mbyt”, “Qurrashe e dështuar”, “Ty as familja nuk të do”.

Ofendimet më të mëdha në rrjetet sociale i drejtohen grave dhe vijnë nga profilet false, që i kanë pikërisht vajzat dhe gratë, u shpreh Lekatari.

“Vajzat dhe gratë duhet të identifikojnë që këto sjellje nuk janë normale. Vuajmë se mbajmë qëndrime të ndryshme nga ato të audiencës”.

E pyetur nëse i denoncon kërcënimet që merr, aktivistja thotë se inbox-i i saj është i mbushur plot:

“Kë të padis më parë. Kam qindra mesazhe, padis ata që më marrin në celularin tim privat ose kur shoh se vihet në rrezik jeta e familjarëve të mi për shkak të punës që unë bëj”.

Aktivistja rrëfen momentet e vështira dhe thotë se shkon vazhdimisht te psikologu apo psikiatri, pasi është e vetëdijshme se akuzat dhe ofendimet që merr të lënë trauma.

“Kam qarë një natë, fjeta herët, nuk flisja dot me njeri. Të lënë trauma. Unë shkoj te psikologu, shkoj te psikiatri”.

Por, ajo thekson se nuk është penduar për mënyrën luftarake që ka zgjedhur.

“Jo. Unë e kam ditur që do të ishte e vështirë. Dua t’u them edhe të tjerëve që kjo sjellje nuk është normale. Nëse nuk të pëlqen dikush, nuk duhet t’i drejtohesh në këtë mënyrë”.

Por, profesioni, shprehet Lekatari, e pengon të ketë një bashkëshort.

“Është shumë e vështirë të kesh lidhje, me zgjedhjen që kam bërë unë tani me profesionin. Është shumë e vështirë të gjesh një burrë që pranon këtë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA