Situata në Serasan të Indonezisë sa vjen dhe rëndohet, pasi rrëshqitjet e dheut i kanë marrë jetën të paktën 30 personave.
Anëtarët e ekipit të kërkimit dhe shpëtimit të Indonezisë vijojnë të nxjerrin ende trupa të pajetë nga dheu masiv ndërsa ende 24 të tjerë mbeten të zhdukur.
Rrëshqitja e dheut, e shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm, rrëzoi kodrat përreth zonës, duke mbuluar dhjetëra shtëpi.
Agjencia Kombëtare e Kërkimit dhe Shpëtimit ka deklaruar se rreth 700 persona të ekipit janë në gatishmëri në të gjithë zonën e prekur
Imazhet tregojnë se shkalla e dëmtimeve është e lartë, pasi dheu ka mbuluar shumë shtëpi.
Ende nuk dihet fati i personave të zhdukur, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë intensivisht. Ata janë në gatishmëri deri në qetësimin e situatës së rëndë.
Top Channel