
22/02 14:15
Këngëtarja e njohur shqiptare njëkohësisht edhe ish-banore e Big Brother VIP, Valbona Mema njoftoi se motra e saj u nda nga jeta.
“Pusho e qetë motra ime”, ka shkruar Mema në një postim.
Gjendja shëndetësore e motrës ishte arsyeja që ajo të largohej nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Mema mori vendim të menjëhershëm për t’u larguar nga BBVA dhe për të qëndruar afër motrës së saj.
Këngëtarja e njohur pikasi në shtëpi me deklaratat e saj dhe marrëdhëniet pozitive me banorët.
Top Channel