Shqiptarja Kristiana Çela është pjesë e listës së 30 sipërmarrësve më të suksesshëm nën moshën 30 vjeç në Evropë, e publikuar nga Forbes.

27-vjeçarja e njohur si Krissy Cela, shkoi në Britaninë e Madhe me një kamion bashkë me familjen e saj, mes gjithë peripecish, sot është një prej njerëzve më të suksesshëm atje.

Palestra për të nisi si pasion, por sot ajo ka mbi 3 milionë ndjekës në rrjetet sociale dhe mbi 80 mijë abonentë në aplikacionin “EvolveYou” që ka për qëllim krijimin e një diete dhe programi të personalizuar.

Çela e ka ngritur këtë aplikacion me ortakun e saj, Jack Bullimore.

Postimi i Forbes

27-vjeçarja shqiptare ka edhe një linjë veshjesh të posaçme për fitnes, “Cela Oner Active”. Të gjitha bizneset së bashku gjenerojnë të ardhura vjetore që tejkalojnë 34 milionë dollarë në vit për të.

Nga postimi i ushtrimeve në internet, Krissy Cela ndërtoi një profil në Instagram, i cili sot numëron 3.1 milionë ndjekës. Emigrantja shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar dhe Jack Bullimore e nisën biznesin në vitin 2017. Aplikacioni i tyre i fitnesit dhe ushqimit EvolveYou me fokus gratë plus linjën e veshjeve të gjimnastikës Cela Oner Active, gjenerojnë të ardhura vjetore që tejkalojnë 34 milionë dollarë. Aplikacioni numëron 80,000 abonentë aktivë mujorë”, shkruhet në Forbes.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA