Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur në lagjen Rus në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, në hyrje të tregut.
Mësohet se pas një sherri në një lavazh mes punëtorit dhe klientit, 78-vjeçari Musa Cinari, ka nxjerrë thikën duke e qëlluar 38-vjeçarin A.B.
Për pasojë, ai ka marre plagë të rënda dhe është kërkuar menjëherë ndërhyrja e ambulancës.
I plagosuri është transportuar me urgjencë ne Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Plagosi me mjet prerës (thikë), një 38-vjeçar, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shoqërohet menjëherë nga Policia, autori i dyshuar. Rreth orës 11:30, në lagjen “Rus”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur me mjet prërës (thikë), shtetasi A. B., 38 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, i cili ndodhet në spitalin e Shkodrës, në kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, shërbimet e Policisë identifikuan dhe shoqëruan menjëherë në ambientet e Policisë, autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin M. Ç., 78 vjeç, banues në lagjen Partizani, Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”-njofton policia.
Top Channel