Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të këtij 8 marsi në lagjen ‘Liri’ në Fier.

33-vjeçara Arinarda Asllani , nënë e 3 fëmijëve ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj, 33 vjeç me inicialet A.J.

Ky i fundit ka shkuar në gjendje të dehur në banesën e saj dhe pas debatit dhe sherrit situata ka agravuar duke çuar në konflikt fizik mes tyre dhe me pas gruaja e ka goditur me mjete prerës.

Mësohet se edhe në vitin  2013, 33-vjeçarja ka plagosur me thikë ish- bashkëshortin e saj.

Në vendngjarje ka shkuar policia qe ka arrestuar gruan, ndërsa i lënduari ka shkuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen A. A., 32 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë orëve të para të mëngjesit, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesën e saj, ka goditur me mjet prerës(thikë), bashkëjetuesin, shtetasin A. J., 32 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje“.- njoftoi policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA