Humb jetën 13-vjeçari në Elbasan, fëmija somnambul bie nga ballkoni
08/03/2023 07:17
Një 13 vjecar ka gjetur vdekjen në Elbasan teksa aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i pallatit ku jetonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të së mërkurës ku i mituri në gjendje të përgjumur ka dalë në ballkon dhe ka rënë.
Policia thotë se 13 vjecari ka gjetur vdekjen e menjëhershme pa mundur të marrë ndihmën mjekësore. Burimet shtojnë se i mitur gjatë natës zgjohej sonambul dhe mendohet se ky ka qenë shkaku i ngjarjes së rëndë.
Megjithatë prokuroria po heton për rrethanat në të cilat i mituri gjendej vetëm në banesë dhe shkaqet e ngjarjes.
Top Channel