Gratë prej dekadash janë përballur me paragjykime të ndryshme.

Sot të bërit biznes është një gjë e vështirë, por janë disa gra që ja kanë dalë mbanë, madje edhe para 200 vitesh. Në një kohë kur ishte shumë e rrallë që gratë të vendosnin grim, e aq më pak të bënin biznes, kanadezja Elizabeth Arden hapi SPA-në e parë në “Fifth Avenue”, në Neë York, që në vitin 1910.

Ajo punësoi kimistë për të krijuar produkte për kujdes ndaj lëkurës. Në vitin 1922, kompania e saj u bë e para e njohur globalisht, ndërsa në vitin 1946, ajo ishte gruaja a e parë që doli në kopertinën e revistës “Time”, një gjë që deri atëherë nuk kishte ndodhur. Elizabeth Arden kishte më shumë se 100 sallone në gjithë botën.

Carrie Crawford Smith, ishte një grua afro-amerikane, e cila hapi një agjenci punësimi, në mënyrë që t’i ndihmonte të gjenin punë një numër i madh i migrantëve, të cilët po zhvendoseshin nga jugu në veri. Kjo agjenci e Smith, ishte më shumë se sa vetëm biznes, ajo e pa atë si një mundësi për ta promovuar përparimin dhe dinjitetin racor.

Në vitin 2006, me një pasuri personale prej 3.4 miliardë dollarë, Cheung Yan u rendit si gruaja më e pasur në botë, por që gjithçka e ndërtoi vetë. Cheung Yan e krijoi kompaninë e saj për reciklim të letrës në vitin 1985 në Hong Kong. Pas një periudhe sa qëndroi në SHBA, duke mbledhur letra të përdorura, ajo u kthye përsëri në Kinë dhe filloi me “Nine Dragons Paper”, në të cilën është kryetare bashkë me bashkëshortin e saj. Kjo kompani tashmë konsiderohet si sipërmarrja më e madhe në botë për reciklim të letrës, me një staf prej 18 mijë të punësuarish më kohë të plotë.

Bethlehem Tilahun Alemu mendoi që t’i fuste në funksion aftësitë e tyre artizanale, për të krijuar një brend këpucësh, bazuar në një mënyrë tradicionale të riciklimit të gomave. Kompani e saj “SoleRebels”, tashmë prodhon sandale, shapka, këpucë dhe çizme të lidhura, të gjitha këto të bëra nga materialet vendase, si fibrat bimore, gomat e ricikluara, apo pambuku organik. Kjo kompani është kompania më e njohur afrikane për këpucë që shet në 30 shtete të ndryshme të botës.

Oprah Winfrey ka pozitë si ekzekutiv i medias, aktore dhe filantrope miliardere. Ajo është e njohur më së shumti si drejtuese e programit “The Oprah Winfrey Show”, i cili u transmetua për 25 sezone, nga 1986 në 2011. Winfrey ishte personi afrikano-amerikan më i pasur i shekullit të 20-të dhe i vetmi person që është miliarder me ngjyrë për tre vjet me radhë.

Margaret Rudkin filloi të bënte miell gruri të bluar në mulli nga guri për djalin e saj, i cili vuante nga astma dhe alergjitë e ushqimit. Shpejt, mjeku i djalit, filloi t’i këshillonte edhe pacientët e tjerë që të ushqeheshin me bukën e saj. Kështu që, burri i Rudkin i transportonte bukët në dyqanet e ushqimeve me pakicë. Duke qenë se buka e saj u bë e njohur, ajo shiti më shumë se një million bukë dhe produkte për Reader’s Digest.

Në vitin 1875 Lydia Estes Pinkham nga Massachusetts i shndërroi ilaçet bimore që i përgatiti në shtëpi në një biznes të madh, duke i reklamuar produktet e saj te gratë dhe duke i edukuar ato rreth shëndetit. “Pinkham’s Vegetable Compund” u bë njëra ndër më të njohurat për ilaçe në shekullin e 19. Pilulat dhe lëngjet mjekësore janë ende të stampuara me emrin e Pinkahm te disa farmaci.

Eliza Lucas Pinckney është e njohur si agrokulturalistja e parë për futjen e ngjyrës blu të indigos në Amerikën Veriore. Pasi u rrit dhe e kuptoi se industria e tekstilit në rritje po krijonte nevojë për ngjyra të reja, Pinckey filloi të prodhonte ngjyrën e kaltër me një cilësi shumë të lartë. Ajo u bë gruaja e parë e pranuar në “South Carolina Business Hall of Fame” më 1989.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA