Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar futbollistja Megi Doçi, e cila ka shënuar disa rekorde në karrierën e saj si futbolliste.

Megjithatë Megi tregoi se fillimet kanë qenë shumë të vështira, aq më tepër për shkak të mentalitet në vendin ku është rritur.

“Vetëm babi më ka mbështetur. Kur më shihte mami që isha vetëm unë vajzë më thoshte të mos luaja me djemtë se do më rrihte”, duke shtuar se disa herë e ëma i çante edhe topin për ta ndaluar.

Por Megi pohoi se sot familja e saj është mëse krenare për gjithë arritjet e saj. Ajo ka rrëmbyer 3 herë “Topin e Artë”, 7 “Këpucë të Arta” dhe ka shënuar mbi 700 gola.

Ambicia e saj e radhës është të fitojë Topin e Artë në botë. Doçi zbuloi se pas golit të shënuar ndaj Real Madridit ka marrë oferta nga shumë klube, ndër të cilët përmendi Juventusin.

“Ata mendonin se s’ kishim bukë të hanim dhe donin të më merrni falas, por unë s’ lëviz nga Vllaznia kot”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA