24/11 22:56
Mijëra qytetarë po marshojnë sot jashtë parlamentit grek në Athinë kundër politikave qeveritare dhe masave të sigurisë në hekurudhat e vendit.
Në mbështetje të protestave janë vënë edhe sindikatat e vendit dhe si rrjedhoje është paralizuar totalisht sektori publik.
Protestuesit kanë hedhur shishe dhe krijuar trazira,ndërsa policia ka qëndruar në gatishmëri.
Deri më tani shtatë persona janë vënë në pranga, dy prej të cilëve ndodhen në spital për shkak të problemeve në frymëmarrje.
Pjesëmarrja është mbi 50.000 sipas informacioneve.
Top Channel