Një këngë dedikuar të gjitha vajzave dhe nënave ishte surpriza që Armaldo Kllogjeri bëri këtë të shtunë në “Big Brother VIP”, me rastin e Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Me “Ta dije”, Maestro i këndoi banoreve të shtëpisë, gruas së tij Aidës dhe të gjitha vajzave në publik. Me një performancë në studion e improvizuar në oborr, shoqëruar nga balerinët e Top Channel, Armaldo i emocionoi të gjithë.

Sikur ta dije, ta dije, se sa të dua shpirt/ S’do shkoje, do rrije, tërë jetën në krahët e mi”, është refreni i këngës, që shoqërohet nga muzika ritmike plot alegri.

Artisti falenderoi “Vëllanë e Madh” për mundësinë, Alban Kondin që ka krijuar muzikën dhe tekstin dhe Shpëtimin Saraçin.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA