Rritja e pagës minimale nga 34 mijë lekë në 40 mijë lekë është e nevojshme në këtë situatë krize çmimesh. Kështu e vlerëson eksperti për ekonominë Adrian Civici vendimin e qeverisë, sipas të cilit një masë e tillë do të ndihmojë një kategori të madhe njerëzish.

“Kjo është një masë që lidhet kryesisht me sektorin privat. Është një shpërblim më i mirë për punën, rritja e saj do të ndikojë direkt në plotësimin e disa shërbimeve dhe rritjen e konsumit e fuqisë blerëse. Po ashtu ka edhe efekt zinxhir, sepse është edhe një shtytje që mund të ushtrojë presion edhe në rritjen e pagës mesatare. Politikat e pagave në Shqipëri duhet të rishikohen vazhdimisht.”- tha Adrian Civici, ekspert për ekonominë.

Por, për ekspertët kjo rritje e fortë e pagës minimale pritet të shoqërohet edhe me efekte të tjera pasi rrit kostot për biznesin dhe mund të nxisë më tej informalitetin në tregun e punës.

“Ka edhe probleme që duhen marrë në konsideratë në këtë rast, sidomos për atë kategori biznesesh që shpenzimet për paga zënë rreth 60-70% të kostos së tyre dhe kjo mund të ketë ndikim të paktën në periudhë afatshkurtër direkt në çmimet e tyre dhe në nivelin e konkurueshmërisë dhe nga ana tjetër duhet trajtuar me kujdes edhe fenomeneve informale, sepse eksperienca në Shqipëri ka treguar se rritja e pagës minimale dhe masa që kanë të bëjnë me nivelin e pagave kanë prodhuar efekte negative që kanë të bëjnë me informalitetin sa i përket dhënies e marrjes së pagës.”- tha Adrian Civici, ekspert për ekonominë.

Përgjatë harkut kohor të 10 viteve të fundit paga minimale ka ndryshuar 10 herë në rang vendi ku rritja ka qene 1-2 mijë lekë, ndërsa rritja e fundit me 6 mijë lekë është më e madhja e shënuar ndonjëherë në mbi 25 vite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA