Mariusz Błaszczak, ministri polak i mbrojtjes, ka konfirmuar se një pjesë e vogël e tankeve luftarake do t’i dorëzohen Ukrainës në ditët në vijim.

Këto janë 10 të mbetura nga 14 tanket Leopard 2 të prodhimit gjerman që kishte premtuar.

“Katër [tanke] janë tashmë në Ukrainë, 10 të tjerë do të shkojnë në Ukrainë këtë javë,” tha zoti Błaszczak.

Polonia premtoi gjithashtu në janar të dërgonte 60 tanke shtesë në Ukrainë.

Mbi 300 tanke i janë premtuar Ukrainës nga aleatët perëndimorë në total.

Ukraina u kishte kërkuar fuqive globale që të siguronin automjetet për muaj të tërë, përpara se të kthente vëmendjen te avionët F-16.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA