Dashuria e saj për artin dhe pianon ka bërë që mësuese Sara prej 4 vitesh të udhëtoje çdo ditë nga Tirana drejt Lezhës për të dhënë mësim në shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja”. 

Ndërsa kujton periudhën kur ishte studente masteri, Sara thotë se gjithçka nisi aty.

Është interesante, kur të duket sikur mban mend çdo gjë kur ishe në moshën e tyre. Jam e kënaqur përderisa jam këtu”-thotë Sara.

Të udhëtuarit çdo ditë tashmë është kthyer një rutine e zakonshme për të, duke e cilësuar si një ekskursion me miqtë e saj.

“Trafiku Tiranës e dimë si është, por kalohet shumë bukur”- thotë mësuese Sara.

Ndërsa izolimi i fëmijës dhe mungesa e kreativitetit ngrihen gjithnjë e më shumë nga psikologët si probleme të kësaj epoke digjitale, Sara apelon që prindërit t’i ushqejnë të vegjlit e tyre me dashuri për muzikën dhe artin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA