15-vjeçari plagos me kallashnikov nënën e tij në Dibër
07/03/2023 18:52
Një 15-vjeçar ka plagosur me armë zjarri nënën e tij, këtë të martë pasdite në Dibër.
Ngjarja që ka ndodhur rreth orës 17:00, në fshatin Selishtë dyshohet se ka qenë aksidentale.
46-vjeçarja ndodhe në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i mituri është shoqëruar në Komisariat. miturin.
Arma e zjarrit tip kallashnikov është sekuestruar dhe pritet hetimi nga ekspertët për shkaqet e incidentit dhe zbardhjen e rrethanave të tij.
Top Channel