Katër amerikanë janë marrë peng në verilindje të Meksikës, tha sot në një dekalratë agjencia federale e hetimit, FBI.
Shtetasit amerikanë po kalonin kufirin në Matamoros në shtetin e Tamaulipas në një furgon të bardhë më 3 mars, kur sulmues të paidentifikuar i ndaluan duke qëlluar me armë automatike.
“Të gjithë amerikanët që ishin në automjet u morën nga sulmuesit e armatosur”, tha FBI në deklaratën e saj, teksa agjencitë meksikane dhe të SHBA po hetojnë mbi incidentin e rëndë.
Tamaulipas është një nga gjashtë shtete në Meksikë për të cilin departamenti amerikan i shtetit ka këshilluar të mos udhëtohet prej nivelit të lartë të krimit dhe pengmarrjeve.
FBI është duke kërkuar ndihmën e publikut për informacione dhe ka ofruar një shpërblim prej $50,000 për ndihmë në kthimin e viktimave dhe arrestimin e përgjegjësve.
Amerikanët ishin duke udhëtuar në një furgon me targa të Karolinës së Veriut, shkruante FBI, por pa dhënë emrat e të zhdukurve.
Matamoros gjendet në anën tjetër të kufirit nga qyteza e Brownsville, Texas.
Zyrtarët thanë se dhe më parë grupe kriminale kanë shënjestruar autobusë e makina me qëllim pengmarrjet në zonën ku aktiviteti policisë është i kufizuar.
Top Channel