Në kongresin e parë të Shëndetësisë, përveç  frenimit të ikjes së mjekëve dhe rritjes së pagave për mjekët specialistë, u diskutuan incentiva të tjera financiare që rrjedhin për shkak të autonimisë.

Reforma spitalore, me modelit e ri të autonomisë spitalore do të mundësojë më shumë incentiva financiare për mjekët, nga pagesat për performancë dhe praktikën dyfishe. Po adresojmë në dinamikë sfidën e mobilitetit të personelit shëndetësor, një sfidë që ka prekur jo vetëm vendet e rajonit por edhe ato të BE, me synim mbajtjen e profesionistëve në vend dhe zhvillimin e programeve për përthithjen e atyre që sot punojnë jashtë të përfshira këto si pjesë e Planit të Masave për Zhvillimin e Burimeve Njerëzore ‘20-‘30, për të plotësuar nevojat në të ardhmen, për profesionistë të shëndetësisë”, tha Manastirliu.

Por përveç rritjes së financave mjekët kërkojnë infrastrukturë dhe pajisje bashkëkohore.

Dhe sot më shumë se kurrë zhvillimi i burimeve njerëzore orientohet drejt inovacionit dhe digjitalizimit, që veprojnë si katalizator të domosdoshëm për rritjen e aksesit në kujdes shëndetësor, përmirësim të rezultateve për pacientin, ulje të kostove, rritje të kapaciteteve kërkimore për profesionistët”– tha Manastirliu.

Brenda pak ditësh hapet spitali i ri i sëmundjeve të brendshme ndërkohë që janë kryer investime në 15 spitale, 5 maternitete dhe janë rikonstruktuar qendra shëndetësore.

Janë këto disa tregues që na bëjnë optimistë që rritja e qëndrueshme e financimit publik për shëndetësinë, investimet në çdo hallkë të sistemit, përpjekjet e përbashkëta të përditshmë për të përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor po sjellin rezultatet e pritshme për shëndetin e qytetarëve“- shtoi ministrja.

Kongresi i parë i Shëndetësisë do të zhvillohet për dy ditë ku përveç rritjes së aksesit në shëndetësi, u vihet përballë donatoreve se ku duhen rritur investimet

Top Channel