Alarm për mot të ftohtë në Angli pasi Mbretëria e Bashkuar po përgatitet për borë dhe akull

06/03/2023 18:41

Një alarm për motin e ftohtë është lëshuar në të gjithë Anglinë, pasi pjesa më e madhe e vendit po përballet me borë dhe akull.

Met Office ka lëshuar tashmë një paralajmërim për borë dhe akull për Midlands, pjesën më të madhe të Uellsit dhe juglindjen, përfshirë Londrën. Paralajmërimet janë gjithashtu në vend në të gjithë Anglinë verilindore, Irlandën e Veriut dhe Skocinë, me deri në 30 cm borë që pritet të bjerë.

Alarmi u bën thirrje njerëzve që të kujdesen për miqtë dhe familjen që mund të jenë të prekur nga i ftohti.

Kjo vjen ndërsa ajri i Arktikut lëviz mbi Skoci dhe poshtë drejt Anglisë veriore.

Zyra Met tha se shirat e shpeshta të borës priten në veri të Skocisë nga e hëna pasdite, me temperatura që potencialisht të bien nën -10C gjatë natës.

Met Office këshillon se moti mund të shkaktojë ndërprerje të udhëtimit rrugor apo hekurudhor.

“Temperaturat do të jenë shumë, shumë më të ftohta nga sa do të prisnim në këtë kohë të vitit”, tha zëdhënësi i Met Office Grahame Madge.

Top Channel