Vendimi i Apelit, Berisha: Sot depozitojmë kërkesën për t’u regjistruar në KQZ! Dy mënyra si mund të futemi në zgjedhje

05/03/2023 19:25

Pas vendimit të Apelit për “vulën” e PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Këshillin Kombëtar, ku po diskutohet strategjia që PD e Berishës të mos ngelet jashtë zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Top Channel ka zbardhur diskutimet me dyer të mbyllura të strukturave të Këshillit Kombëtar, ku është mësuar se grupi i Berishës do të depozitojë sot në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhje.

Berisha ka propozuar dy mënyra për të marrë pjesë në zgjedhje, ose me koalicion, ose kandidatët e tij të futen në garë si kandidatë të pavarur.

Ne do të ndjekim rrugët gjyqësore Ne sot do paraqesim në KQZ kërkesën për regjistrimin e PD në zgjedhje sepse kjo bazohet në faktin se nuk është në fuqi vendimi gjykatës dhe ata (grupimi Bashës) sipas Kodit Zgjedhor nuk mund të regjistrohen. Brava ka dhënë dorëheqjen dhe e ka mbajtur peng Rama. Nesër ai do të shkoje në gjykatë dhe nesër ai do të pranojë që  ka dhënë dorëheqjen. Nesër ai cakton Alibejan si kryetar.  Kjo s’ka baze ligjore. Të vendosim bashke sot mënyrën sesi do paraqiten kandidatet tanë si të koalicionit apo të pavarur. Koalicion domethënë të bashkohemi  me 1 ose 2 parti që kanë deputetë në Kuvend ose 1 mijë firma në elektorat”- tha Berisha.

Në mbledhje, Berisha ka thënë se brenda PD-së nuk do të kenë më vend Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

“Përveç Bashës dhe Alibeajt që s’do kenë vend në PD se janë bërë vegla të Ramës, kushdo që do të afrohet ne e mirëpresim pa hezitim. Çdo njeri do ketë të drejtë të dojë ose jo kryetarin e Partisë, ne të tillë do mbetemi. Në statut kemi vendos fraksionet. Por, ata të dy u përdorën në shkallë ekstreme. Avokati i tyre tha në gjykatë, jo ne nuk kemi qenë palë. Aleancat lokale janë të autorizuara. Një porosi i dhashë kandidatëve. Ju jeni kandidatët e qytetarëve. Respektoni, dëgjoni qytetarin. I pari qytetari. Qëllimi me madhor ishte bashkimi. Basha ishte peng. Edhe sot mund t’i çohet dosja nga e para për larje parash. Nga 720 mijë dollarë vetëm 25 mijë dollarë kanë hyrë në arkë të PD. Ne s’mund të gjejmë burimin por ai transaksion nuk është bërë legal nga arka dhe kontot bankare të PD. Auditi ka dorëzuar raportin para 2-3 ditësh . Sa për Alibeajn, kur hyra në seli i pari që kam takuar. U përpoqa por njësoj. Tani gjërat do marrin vendin e vet. Çdo kandidat i tyre është i Ramës. E ka shprehur në mënyrë të turpshme kandidati Dibrës që e kemi pas kryetar partie prej vitesh, ai ka thënë se duhet t’i dëmtojmë në zgjedhje”, ka thënë Berisha në mbledhje” – mësohet të ketë thënë Berisha.

Edhe Myslym Myrrizi ka thënë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar se do marrin pjesë në zgjedhje

“Absolutisht do hyjmë në zgjedhje. Ne nuk mendojmë si Luli në 2019. Besoj se letra në KQZ do shkojë me emrin e Bashës jo të Alibeajt. Ky është grupi më bastard që ka ik, ka ikur duke vjedh Vulën. Këta kanë ikur si hajdutët. Nuk ja vlen fare të merremi me hajdutët e vulës”, ka thënë Murrizi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA