Beteja për qytetin e shkatërruar! Rusët kërkojnë me çdo kusht të marrin qytetin e vogël, ukrainasit rezistojnë

04/03/2023 19:59

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha të shtunën se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për luftën e nisur në Ukrainë.

Ndërkohë luftime të ashpra kanë përfshirë qytetin ukrainas Bakhmut, ndërsa forcat ruse të mbështetura nga njësi të shumta të grupit privat mercenar “Wagner” duan që me çdo çmim të marrin kontrollin e këtij qyteti.

Presidentja e Parlamentit Europian u tha gazetarëve në një konferencë se ata që janë përgjegjës për krimet e luftës të kryera në Ukrainë “duhet të japin llogari”. “Nuk është më çështja se si. Është çështje se kur… Ka të bëjë me vënien e personave përgjegjës, përfshirë Vladimir Putinin, para drejtësisë. Pa këtë, ne nuk do të kemi paqe”, tha ajo.

Ndërkohë të premten zoti Zelenskyy u takua me Prokurorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland dhe zyrtarë të lartë evropianë, ndërsa bëri thirrje që Rusia të dënohet për krime luftës. Qyteti Bakhmut tani është në qendër të luftimeve, ndërsa trupat ruse, përfshirë forca të mëdha nga grupi privat “Wagner”, duan që me çdo çmim të marrin kontrollin.

Instituti për Studimin e Luftës, një institut amerikan, tha se forcat ukrainase dukej se po përgatiteshin për një tërheqje të kontrolluar nga të paktën disa pjesë të qytetit Bakhmut. Edhe zbulimi ushtarak britanik në raportin ditor njofton se forcat ukrainase që mbrojnë qytetin Bakhmut po përballen me presion gjithnjë e më të fortë nga forcat ruse, ndërsa luftime intensive po zhvillohen rreth qytetit lindor.

Dy ura kyçe në Bakhmut janë shkatërruar brenda 36 orëve të fundit, ndërsa rrugët e furnizimit nga qyteti të kontrolluara nga ukraina, janë gjithnjë e më të kufizuara. Komanda ushtarake e Ukrainës tha se Rusia ende po përpiqej të rrethonte qytetin, por shtoi se gjatë ditës së kaluar forcat ukrainase kishin mposhtur sulmet ruse.

Beteja për qytetin Bakhmut ka zgjatur për shtatë muaj. Nëse forcat ruse do të marrin kontrollin e qytetit, që para luftës kishte një popullsi prej 70 mijë banorësh, kjo do të ishte një fitore e madhe për Moskën në ofensivën dimërore, pasi Kremlini thirri në shërbim aktiv ushtarak qindra mijëra rezervistë.

Bakhmut, një qytet i vogël industrial në Ukrainën lindore i njohur për minierat e kripës, dikur ishte shtëpia e rreth 70,000 banorëve. Qyte4ti tani është një gërmadhë. Qyteti nuk ka një vklerë strategjike por ndërkohë po thith shumë energji dhe burime nga të dyja palët si rusia ashtu edhe ukraina

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA